Dënim “bombë” për Juventusin, i hiqen 15 pikë nga klasifikimi për mashtrimin financiar

0

Komisioni i Apelit pranë Federatës Italiane të Futbollit ka marrë një vendim që padyshim do të tronditë futbollin italian sa i përket përfshirjes së Juventusit në çështjen e plusvalencave për të përmirësuar bilancet financiare.

Ndonëse prokurori i çështjes, pas rishqyrtimit të dokumenteve kërkoi rihapjen e hetimit dhe dënimin e Juventusit me heqjen e 9 pikëve, Apeli ka shkuar edhe më tej, duke dënuar bardhezinjte me -15 pikë në renditjen e sezonit aktual./ Panoramasport.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu