Dënimi i Tahirit, Braçe kapet me Berishën: Për 4 vrasje duhen katër burgime përjetë!

0

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e konsideroi qesharak dënimin me 3 vite e 4 muaj dënimin e ish-ministrit Saimir Tahiri. Në një postim në Instagram, referuar 21 janarit k mbetë të vdekur katër protestues, Braçe shkruan se asnjë nuk është burgosur për këtë ngjarje. Duke qenë se Berisha kërkoi të paktën 42 vite burg për Tahirin, Braçe thotë se për vrasjen e 4 personave, duhet të kishte katër të dënuar me burg të përjetshëm.

“Në çdo vend normal, çdo pushkatim, një burgim i përjetshëm. Katër pushkatime, katër burgime përjetë. Sot nuk ka asnjë në burg. Minimumi është pabarazi, pandëshkueshmëria po e po,”-shkruan Braçe.

 

Ish-ministri u dënua ditën e djeshme nga GJKKO me 3 vite e 4 muaj burg. Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e vitit 2019, dhe e shpalli fajtor Tahirin për shërdorim detyre. Tahiri sipas gjykatës ka lejuar dhe ka ndihmuar përmes njohjeve grupin Habilaj, duke i lehtësuar atyre trafikun e drogës drejt Italisë në këmbim të përfitimeve monetare. Berisha tha që vendimi për ish-ministrin e Brendshëm është qesharak dhe se në çdo vend normal s’mund të ishte kurrë nën 42 vite burg.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu