Higjiena dhe pastërtia duket se nuk është pika më e fortë e VIP-ave që janë bërë pjesë e Big Brother. Kjo situatë e papastërtisë duket se është kthyer në një problem serioz.
Për t’i nxitur drejt rregullit, pastërtisë dhe sistemimit ‘’Vëllai i Madh’’ ka vendosur të paralajmërojë banorët. Ata dënohen të lajnë me dorë të gjitha rrobat që ndodhen në lavanderi, gjithashtu të pastrojnë kuzhinën pas çdo vakti dhe verandën para së të shtrihen për të fjetur.
Nëse do të shkelen këto rregulla atëherë Vëllai i Madh do të marrë masa.