Dënohet avokati që shantazhoi Balotellin

0

Roberto Imparato, avokati i akuzuar për tentativë për të shantazhuar Mario Balotellin, është dënuar me burgim nga Gjykata e Vicenzas.

Il Mattino di Padova detajon sesi sulmuesi italian ishte viktimë e një përpjekjeje shantazhi pesë vite më parë, kur një femër e akuzoi për përdhunim.

Asokohe, akuzuesja 17 vjeçare ishte shtyrë nga Imparato për t’i bërë akuzat, ndërsa çështja kundër Balotellit u pushua. Ish-reprezentuesi italian nuk i fshehu marrëdhëniet konsensuale mes dyshes.

Avokati e kishte kërcënuar futbollistin duke i thënë se do ta shiste lajmin në gazeta nëse nuk paguhej rreth 150.000 euro.

SuperMario dha versionin e tij të ngjarjeve në një dëshmi gjyqësore në maj të vitit të kaluar, duke shpjeguar: “Imparato më kërkoi para që të mos dilte lajmi i rremë. I kisha kërkuar vajzës të kërkonte falje sepse nuk do të kishte të ardhme, por sigurisht që jo sepse kishte pasur dhunë”.

“Nuk ka pasur kurrë dhunë. Marrëdhëniet që kishim ishin gjithmonë absolutisht konsensuale. Unë i thashë se nëse po bënte këtë (duke bërë akuzën), ajo po e bënte vetëm për të dëmtuar imazhin tim, sepse ajo që thoshte ishte e gjitha e rreme”.

Gjatë gjykimit, një sasi e madhe provash u ekspozuan, duke përfshirë mesazhe me tekst, biseda telefonike, materiale nga Instagrami dhe mesazhe zanore në WhatsApp.

Gjykata e Vicenzas e shpalli Imparaton fajtor për tentativë shantazhi dhe e dënoi me dy vjet e tre muaj burg, si dhe 80.000 euro dëmshpërblim për Balotellin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu