Dënohet britaniku me gjashtë javë burg për mos mbajtjen e maskës në fytyrë

0

Një 40-vjecar britanik u dënua me 6 javë burg pasi refuzoi të mbante maskën në Singapor. Sipas një njoftimi nga autoritetet, u lirua të enjten dhe do të dëbohet nga vendi.

Benjamin Glynn, 40 vjeç, u dënua të mërkurën me gjashtë javë burg, por u lirua për shkak të kohës që qëndroi në paraburgim, i cili përfshinte dy javë në një institucion të shëndetit mendor, tha Shërbimi i Burgjeve në Singapor (SPS).

Glynn – baba i dy fëmijëve me origjinë nga Helmsley, Yorkshire  u shpall fajtor për disa akuza: për mos-mbajtjen e maskës gjatë një udhëtimi me tren në maj, për shqetësim të publikut dhe kërcënimin ndaj nëpunësve publikë.

Qendra e biznesit aziatik është e njohur për zbatimin e rregullave të rrepta dhe ka burgosur dhe gjobitur të tjerët për shkeljen e rregullave të Covid-19.

Disa të huajve u është hequr leja e punës për shkelje të rregullave.
Qytet-shteti i ka mbajtur nën kontroll shpërthimet e tij të koronavirusit, pjesërisht për shkak të zbatimit ose masave të tij të rrepta.

Në shkurt, një gjykatë në Singapor dënoi një burrë britanik me dy javë burg pasi ai shkeli protokollet strikte të Covid duke dalë nga dhoma e tij e hotelit për të takuar të fejuarën e tij. Cnn.com

Infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu