Dënohet me burg në Francë, grabiti 13 argjendari

0

FRANCË- Një shqiptar është dënuar me tetë muaj burg pasi akuzohet se ka kryer një seri vjedhjesh. Ai u shpall fajtor për 13 vjedhje të cilat i ka kryer gjatë periudhës mes majit 2019 dhe shkurtit të vitit 2023, në Puy-de-Dôme, Loire, Haute-Loire dhe Ain.

Shqiptari vidhte kryesisht bizhuteri dhe para. Para Gjykatës Penale të Clermont-Ferrand, ai vetë mohoi të kishte lidhje me ngjarjet në fjalë, por gjurmët e ADN-së që u gjetën në vendngjarje, e faktonin një gjë të tillë.

Tashmë shqiptari do të vuajë dënimin dhe në përfundimin e tij do të dëbohet drejt Shqipërisë. Të riut nuk do t’i lejohet të shkelë në Francë për 10 vite.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu