Dënohet pasi u kap me paratë false, avokati: I buzëqeshi fati, u rrit në fshatin SOS

0

TIRANË– Avokati mbrojtës i Viard Kotorit ka deklaruar se në momentin që klienti i tij gjeti paratë false në rrugë, i buzëqeshi fati. Enea Cenko deklaroi sot në Gjykatë se klienti i tij është penduar që ka tentuar të thyente dollarë false në ‘Exchange’ duke thënë se ai është rritur në fshatin SOS.

“Kotori është i penduar dhe se nuk e dinte që dollarët ishin false. Dy shokët e tij nuk kanë lidhje me krimin dhe se do të bashkëpunojnë me drejtësinë. Ai është rritur në fshatin SOS, i buzëqeshi fati duke i gjetur në rrugë”, tha avokati.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu