Denoncimi i Berishës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit

0

“Sot, para jush dhe shqiptarëve, paraqes faktin tronditës, paraqes dokumentin që dëshmon se kreu i organizatës kriminale, Edi Rama, njëheraz padrino i të gjithë mafies shqiptare, është autori i vërtetë që ka organizuar dhe urdhëruar hakerimin e SPAK-ut dhe dosjeve në SPAK. Ju lutem, dëgjojeni.

Përshëndetje Doktor. Një informacion të veçantë. Tek dosja e hakerimit të sistemit të SPAK-ut, hakeruesi përmend emrin e Ramës si personi që mund të ketë urdhëruar hakerimin. Pjesë nga dosja: Me datën 12 shkurt 2025, ora 21.17, Arnold Rrokaj i dërgon Zambak Gjonit një foto që duket si faqe interneti nga e cila mund të aksesohen sistemet e SPAK-ut. Më pas ai i dërgon një SMS me përmbajtjen ‘ah mos e hapsha dot’. Më tej Arnold Rrokaj i dërgon sërish një SMS Zambak Gjonit, ‘se do t’i shkruaj Rramës dhe hajt t’ua bëjmë robt’.

Pra, Arnold Rrokaj e kishte numrin e Ramës. Dhe Arnold Rrokaj sapo të hapte faqen, do i dërgonte Ramës të dhënat e faqes, hajt t’u bëjmë këtë dhe atë, me gjuhën e Lubisë, se këtë gjuhë kishin ata me njëri-tjetrin, jo pallosh e kështu e ashtu. Nga përmbajtja e këtij komunikimi, krijohet bindje e arsyeshme se veprimet e të hetuarit kanë të bëjnë me ndërhyrje të paautorizuar në sistemet e SPAK-ut, me qëllim dëmtimin e tyre përmes shpërndarjes së tyre tek persona të tretë.

Duke ia dërguar Ramës dokumentet, atij do ia dërgoj, thotë. Në vijim, me datën 21 shkurt, pra 10 ditë më vonë, i hetuari Zambak kërkon informacion edhe për arrestimin e shtetasit Engjëll Agaçi. Pra, Engjëll Agaçit i kishte urdhër-arresti nga Antimafia Italiane apo shkaqe të tjera. Arnoldi shprehet: Ja ta shikoj njëherë, po ç’rëndësi ka kush prokuror e ka, nga këta që kam unë, nuk e ka njeri. Se këta i paskan pasur të ndarë prokurorët se cilët do të hakerojnë,” tha Berisha.