Denoncimi i Këlliçit/ Si u arrestuan drejtorët e Veliajt, përfituan dhjetëra tendera me kompaninë 5D

0

TIRANË- Arrestmet që kanë tronditur sot bashkinë e Tiranës, kanë ardhur si pasojë e denoncimit që kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi ka bërë disa muaj më parë. Në dënoncimin e bërë nga këlliçi theksohet se drejtori në Inspektoriatin e Mbrojtes së Territorit, Mariglen Qato ka punësuar familjarët e tij në disa sektore në Bashkinë e Tiranës, ndaj dhe si pasojë ka përfituar dhjetëra tendera me kompaninë e tij “5D”.

Sipas Këlliçit, në qendër të skemës është kompania 5D e zotëruar “de facto” nga Qato, por megjithatë ka marrë leje ndërtimi për disa pallate në Tiranë, si dhe po i investon miliona euro të nxjerra nga ky biznes, në një hotel luksoz në Durrës. Ndërsa më pas ka përmendur me emra, familjarët e Qatos; kunata e tij Elisabeta Cjapi punon si drejtoreshë finance në UKT), kontrollon financat e UKT-së; kunati i tij Taulant Cjapi është punonjës në bashkinë qendrore, ndërsa dhe i vëllai është punonjës në bashkinë qendrore.

“Mariglen Qato përmes të vëllait të tij dhe të afërmve të lidhur drejtpërdrejt me vëllain e tij nga viti 2016 ka hapur një kompani të cilës në fakt i ka ndërruar 3 emrin. Që quhej fillimisht IGOR ELEKTRIK, më pas V.A.S konstruksion dhe tashmë është e famshmja 5D konstruksion, janë 5 drejtorët e bashkisë me të cilën, do të thoni ju çfarë ka problem, ka marrë plot 29 tendera në vlerën 25.16 mln euro pa TVSH. Por nga i ka marrë këto tendera, se nuk është se ka bërë biznes të ndershëm. Këto tendera ky zotëri I ka marrë nga Bashkia e Tiranës, plot 15 të tilla në vlerën 10.5 mln euro. Nga UKT-ja ku ka qenë titullar dhe drejtues dhe ku ka familjarët e tij që drejtojnë financat ka marrë 10 tendera në vlerën 9.5 mln euro. Nga OSHEE ka marrë 3 tendera në vlerën 3.2 pothuaj mln euro dhe nga ARRSH-ja 1 tender në vlerën 1.89 mln euro,” tha Këlliçi në atë kohë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu