Denoncimi i Telitit: Plehrat e rruga Siri Kodra nuk hiqen, do na zërë ndonjë epidemi

0

TIRANË- Zv.Kryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë Dorian Teliti ka publikuar një denoncim të ardhur në Facebookun e tij. Një qytetar i ka çuar Telitit, pamje nga koshat e plehrave të papastruar në rrugën Siri Kodra. Siç shihet dhe nga pamjet, plehrat nuk janë hequr dhe koshat janë tejbushur me mbeturina. Denoncuesi po ashtu ngre shqetësimin se mund t’i zërë ndonjë epidemi nëse vazhdohet kështu.

Postimi i Plotë:

Tirana 2023 ❌Plehrat ne rruge dhe trotuare ❌Pehrat nuk hiqen❌ Shikoni denoncimin e sotem te qytetarit???? “Pershendetje z. Teliti. I thoni drejtuesve të bashkisë që të vijnë të heqin plehrat se do na shpërthejë ndonjë epidemi në Tiranë. Rruga Siri Kodra, 200 metra nga unaza. Ora 14.10, dhe po presim prej 24 orësh të hiqen plehrat. Thuaju të mos I vjedhin fondet për pastrimin e qytetit që ne paguajmë rregullisht. Do shpërthejë ndonjë kolerë këtu, e nuk kanë as ilaçe të na shërojnë, se këta vjedhin lekët e pastrimit dhe të ilaçeve… Jepni alarmin ju lutem…”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu