Denoncimi i vajzave: Shkuam për piknik, gjetëm varrin e një fëmije në malin e Dajtit

0

Një denoncim i fortë që kërkon verifikim nga autoritetet ligjzbatuese është dërguar nga një grup vajzash që kishin shkuar për piknik në Malin e Dajtit. Ato kanë dërguar pamjet në redaksinë e “JOQ Albania” dhe thonë se kanë zbuluar një varr të sapo bërë.

Sipas tyre, pranë fillimit të pyllit, shumë afër majës së malit kanë hasur një varr në të cilin ndodhej trupi i një fëmije. Vjazat kanë shkruar se mbi varr ishte vendosur një kapele, e cila dukej krejtësisht e pastër dhe e re, gjë që lë të kuptohet se mund të bëhet fjalë për një varr të freskët.

“Sot kisha dalë me shoqet për piknik në Malin e Dajtit dhe kemi gjetur një varr, brenda të cilit ndodhej një fëmijë. Mbi varr ishte vendosur një kapele dhe varri ndodhej në fillim të pyllit.

Nga pamja e jashtme më duket se ishte varr i freskët, sepse kapelja që ishte vendosur mbi të ishte e pastër dhe e re. Shumë afër me majën e Malit të Dajtit është vendndodhja”, kanë raportuar vajzat.

Ngjarja ka ngritur shqetësime mbi mundësinë e një rasti të paregjistruar dhe kërkon verifikim nga autoritetet përkatëse. Pritet një reagim zyrtar nga policia apo autoritetet lokale për verifikimin e varrit, i cili në një anë të tij është gërmuar nga kafshët e egra.