Një denoncim shokues ka ndarë sot në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha.
Ai ka publikuar mesazhin e një qytetari që pretendon se disa persona, midis tyre një punonjës i Gardës së Republikës, djali i kryetarit të Partisë Socialiste në Vorë i kanë prerë rrugën mbrëmjen e djeshme duke i qëlluar me pistoletë.
Ai thotë se dy prej shokëve të tij kanë mbetur të plagosur me armë zjarri.
Postimi i plotë i Berishës:
E rrëmben banda dhe e keqtrajton!
Narkopolicia është me bandën!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
Përshëndetje Zoti Berisha, fillimisht dua t’uroj shëndet dhe lumturi në familje. Unë që po ju shkruaj jam një qytetar i shqetësuar dhe dëmtuar ditën e enjte rreth orës 23:30 në qafë Kashar rrugës Rinasit disa persona midis tyre një punonjës i gardës së republikës Z.Adriatik Cena djali i Kryetarit të PS dhe njëkohësisht punonjës i Ikmt Bashkia Vorë Z.Ismail Cena bashkë me nje person tjeter i quajtur Luan Lama i denuar me pare per grabitje dhe mashtrim na kane nderprere rrugen duke qelluar me arme duke plagosur dy shoket e mi ku aktualisht njeri ndodhet ne spitalin ushtarak ne gjendje jo te mire. Policia e shtetit ka informacion te plote per keto dy persona por asgje nuk eshte thene ne media per personat ne fjale. E kam fjalen per forcat renea qe rrethuan zonen naten e enjte sepse policia e Vores nuk futet dot pershkak te postoblloqeve private qe personat ne fjale ngrene ne hyrje te fshatit duke ushtruar presione dhe dhune psikologjike e fizike ndaj personave qe hyjne ne fshat. Ju lutem postojeni sepse asnje person tjeter nuk e ngre kete shqetesim tonin pasi policia dhe krimi jane bere nje e pandare.