Denoncon Shehu: Në ‘Parkun Kombëtar’ të Përmetit po ndërtohet landfilli i plehrave

0

Deputeti democrat Tritan Shehu, ka denoncuar ndërtimin e një grope të madhe ku do të hidhen plehrat, në hyrje të Parkut Kombëtar të “Bredhit të Hotovës” në Përmet. Projekti kundërshtohet banorët e zonës, pasi aty për më tepër, ndodhet edhe depozita e ujit.

DENONCIMI:

Piskova e Permetit rrezikon nje katastrofe mjedisore, shendetesore dhe ekonomike! Prandaj banoret e Piskoves e me gjere jane duke protestuar, por askush nuk po i degjon. Landfilli i plehrave, qe po ndertohet per depozitimin e tyre aty, ne nje vend krejt te pa pershtatshem, me te drejte ka ngjallur zemerimin e banoreve te zones. Vend ndodhja eshte vetem 200 m larg impiantit te ujit te pijsherm, afer lumit Vjose, ne nje zone intensive bujqesore e blegtorale.

Dhe per me keq kjo kerkon te realizohet menjehere sapo merr kthesen per Frasher, pikerisht ne ate zone ku dhe tabela shenon “Park Kombetar”! Ne kete menyre demet e ketij projekti jo transparent, krejt te pa studjuar e te pa argumentur jane te shumellojeshme ne shendet, ambjent, nivel te zones turistike, si dhe me kontaminim e ujit te pijshem dhe te lumit. Si rjedhoje aty do te demtohet edhe bujqesia, blegtoria, blete rritja etj.

Dhe e gjithe kjo behet pa mirekuptimin e banoreve, ne menyre arbitrare, per te mos folur per nevojen e nje referendumi lokal per nje projekt te tille. Dhe me komikja eshte se atyre u thuhet: “Ky eshte nje projekt i perkoheshem, duroni nja 5 vite e me tej zona do pyllezohet“

Pa pergjegjeshmeri i larte kjo, sikur te flitet per 5 dite! Nga ana tjeter mos te harojme se demet e tilla mjedisore, ne shendet, prodhim, turizem etj, jane polivalente dhe afat gjate, edhe sikur ky 5 vjecar te ishte i vertete! Organet perkatese duhet te nderhyne menjehere per ndalimin e ketij projekti, rishqyrtimin e tij jo vetem me specialiste, por dhe duke dialoguar qarte e gjeresisht me banoret e atyshem, bashkevendosur nen nje transparence te plote.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu