Këtë e bëri të ditur deputeti Pierantonio Zanettin, nënshkruesi i parë i propozimit. Me 387 vota pro, Dhoma e Deputetëve miratoi mëngjesin e djeshëm një kërkesë me të cilën, qeveria italiane të vlerësojë mundësinë, që stadiumi Olimpik i Romës të marrë emrin e Paolo Rossit, kampion bote i vitit 1982.
Falënderoj të nderuarin Zanettin dhe nënsekretaren e sportit Valentina Vezzali për atë që po bëjnë, shpresoj shumë që të fillojë një rrugë, që në fund të çojë në emërtimin e stadiumit të Romë me emrin e Paolos”.
Më pas, ajo përfundon: “Unë jam e kënaqur që politika është e interesuar për këto gjëra, pasi bota e sportit dhe futbollit në veçanti, e ka bërë këtë. Paolo është një hero kombëtar, 40 vjet më parë ai bashkoi të gjithë vendin. Për futbollin italian dhe atë botëror, Paolo ka dhënë shumë, ndaj është një njohje e merituar”.