Maxhorancën, deputeti i PD-së e konsideroi aq të rrezikshme sa të ‘lë kopilin në derë’, duke përdorur dhe një shprehje popullore.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka shpërthyer në akuza të forta kundrejt socialistëve. I pranishëm në Kuvend, Sula tha se PDS-ja ka futur në bashki trafikantë droge e gangstera. Referuar ish-kryebashkiakut të Dobrës, Shukri Xhelili, Sula tha se PS-ja ka sjellë në pushtet dhe njerëz të cilëve u janë grisur të brendshmet në hotele. Maxhorancën, deputeti i PD-së e konsideroi aq të rrezikshme sa të ‘lë kopilin në derë’, duke përdorur dhe një shprehje popullore.
“Kemi problematika të mëdha në lidhje me pjesën financiare, kemi bashki me vështirësi, dëgjova kolegët që bëjnë krahasimin me përpara vitit 2015 më kohën e tanishme, Ju i bëni këto llogari si Enver Hoxha me kohën e Zogut. U fol këtu për kryetarët e bashkive, por mirë mo, ato trafikantët e drogës e gangsterat kush i futi? Ne i futëm? Njërit iu grisën brekët atje në hotel, kjo pra është gjendja e bashkive. Këto po na tregoni? Ju jeni shumë të rrezikshëm, të lini kopilin në derë,”- tha Sula.