Deputetja finlandeze: Rusia është bërë më agresive dhe e paparashikueshme

0

FINLANDË- Deputetja e Partisë së Koalicionit Kombëtar të opozitës Elina Valtonen ka shpjeguar pse vendi i saj ka vendosur të aplikojë për anëtarësim në NATO.

“Finlanda ka qenë një vend neutral për shumë dekada, por ne kurrë nuk i harruam kërcënimet e fqinjit tonë lindor. Ne kurrë nuk kemi qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik, sepse kemi bërë luftëra kundër Rusisë dhe Bashkimit Sovjetik në të kaluarën tonë. Por tani është një kohë tjetër. Ne pamë se fqinji ynë është bërë edhe më agresiv, më i paparashikueshëm. Dhe ne mendojmë se është koha e duhur për t’u bashkuar me NATO-n”-tha ajo për Sky News.

Sipas Sky News, Finlanda pritet sot të aplikojë për tu antarsuar në NATO dhe më pas pritet që edhe Suedia të aplikojë edhe pse ata kanë marrë kërcënime të vazhdueshme nga Moska.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu