Deputetja nuk ndihet mirë, thirren me urgjencë mjekët

0

Deputetja e Partisë Socialiste Tatjana Piro ka kaluar shqetësime shëndetësore gjatë seancës së sotme parlamentare.

Siaps informacioneve paraprake, deputetja e Lushnjes, Tatjana Piro kishte probleme me tensionin.

Mjekët janë thirrur për t’i ardhur deputetes në ndihmë, ndërsa pranë ambienteve të Kuvendit ka mbërritur edhe ambulanca, raporton Infowebtv.com