Der Leyen: Mbi 78% e evropianëve e të rriturve në Europë janë vaksinuar

0

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përmes një videomesazhi të publikuar në Twitter ka thënë se mbi 78 për qind e të rriturve në Bashkimin Evropian janë vaksinuar kundër COVID-19 vitin e kaluar, raporton Gazeta Express.

Derisa ka folur për rëndësinë e vaksinimit, ajo ka thënë se rritja e numrit të të infektuarve me virus dhe përhapja e shpejtë e variantit Omicron e bëjnë vaksinimin edhe më të rëndësishëm.

Der Leyen u shpreh se vaksinimi kundër COVID-19 është mbrojtja më e mirë.

“Një vit më parë, vaksinimi kundër COVID-19 filloi në gjithë Evropë. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë. Më shumë se 78 për qind e të rriturve në BE janë vaksinuar tashmë”, ka deklaruar ajo.

Der Leyen ka falenderuar punëtorët shëndetësorë të cilët sipas saj, na kanë mbajtur të sigurt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu