ITALI – Derbi i Romës është një ndeshje ndryshe nga të gjitha të tjerat dhe nuk do të jenë vetëm skuadrat në fushë që do të duhet të përgatiten siç duhet: policia gjithashtu do të duhet të japë gjithçka për të kontrolluar skajet më ekstreme të dy tifozerive.
Shmangia e përplasjeve në një sfidë të tillë, me një rivalitet kaq të ndjerë nga të dyja palët, do të jetë një ‘bëmë’, ku do të kujdesen më shumë se një mijë burra dhe me mbështetjen e punonjësve të policisë bashkiake.
Për këtë arsye, loja ka nisur tashmë mes Komisariatit të Policisë dhe Prefekturës: zonat pranë stadiumit ‘Olimpico’ si Ponte Milvio dhe Piazzale Clodio janë tashmë të monitoruara që nga dje. Në qendër të vëmendjes janë gjithashtu pub-et dhe klubet e natës të frekuentuara shpesh nga tifozët, si dhe në rrjetet sociale ku ata mund të organizojnë bastisje para ose pas derbit.
Askush nuk pret një të shtunë të qetë: në fakt është dekretuar si “rreziku 4”, pra më i larti i mundshëm, për një event që do të shohë stadiumin të shitur me 64 mijë njerëz dhe portat të hapen në orën 15.30, dy orë e gjysmë para fillimit.
Madje, edhe në derbin e fundit të Coppa Italia, më 10 janar pati disa përplasje. Fillimisht hedhja e fishekzjarreve dhe bombave tymi midis tribunës Tiber të ‘Biancocelesti’ dhe Sud-it të shquar të romanëve që çoi në 16 të ndaluar dhe një person të plagosur që më pas humbi një vesh, gjatë natës një përleshje mes 400 ultras në Ponte Milvio dhe një sulmi me armë në një pijetore ku një tifoz i Romës rrezikoi jetën.