Mbyllet derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani me shifrat 1:1.Një sfidë plot emocione dhe tension, por në fund nuk pati fitues. Ndeshja ka nisur rreth 10 minuta me vonesë si pasojë e hedhjes së tymueseve në fushë dhe arbitri kryesor priti deri sa pamja të qartësohet.
Tirana nis lojë më të rrezikshme në fillim dhe kishte më shumë iniciativë. Dhe ngulmimi u shpërblye në minutën e 28-të kur Florent Hasani shkarkon të majtën e tij brenda zonës dhe 1-0.
Partizani dominoi 10 minutat e fundit të pjesës së parë, krijoi 2-3 mundësi të mira, por nuk arrin të barazojë. Pjesa e dytë nisi me një rast të artë për Latifin, por nuk arrin ta devijojë në rrjetë. Tirana kërkoi të vrasë ndeshjen me një gol të dytë, por me kalimin e minutave edhe Partizani rrit ritmin. Nuk mungojnë edhe përplasjet verbale në fushë, siç ishte ai mes Dokës dhe Rrapajt, që marrin kartonët e verdhë. Për të ardhur në minutën e 79-të, kur Murataj jep një pasim të bukur për Kekon dhe ky i fundit nuk fal, duke barazuar shifrat në 1-1, edhe pse kishte pak minuta në fushë.
Derbi ishte i hapur deri në fund, me raste nga të dyja krahët, por nuk pati fitues.