Engert Pëllumbi është gjyqtari i cili dënoi me 3.4 vite burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duke e shpallur fajtor për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe bashkëpunim me grupin kriminal të Habilajve. Më poshtë, do të paraqesim një profil të karrierës së tij në gjyqësor.
Pëllumbi kreu studimet e larta në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011. Më pas ai u caktuar gjyqtar në Gjykatën e Fierit. Në periudhën 2017-2020, Pëllumbi ushtroi rolin e këshilltarit ligjor në Gjykatën e Lartë. Këtë funksion e ka ushtruar nga nëntori 2020 edhe në Gjykatën e Apelit të Vlorës. Në këtë gjykatë ai ka qëndruar për disa kohë i komanduar.
Në 5 tetor 2021, Pëllumbi kaloi me sukses procesin e vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit votoi unanimisht pro kualifikimit të tij. Gjatë verifikimeve, anëtarët e komisionit nuk gjetën asnjë konstatim të gabuar lidhur me pasurinë e tij. Edhe pse pati kritika për kriterin e profesionalizmit, Pëllumbi dha shpjegime dhe anëtarët e komisionit i dhanë “ok” për të vazhduar karrierën në sistemi gjyqësor. Procesi i vetingut për gjyqtarin Pëllumbi u krye nga trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Pamela Qirko, relator Roland Ilian dhe anëtare Brunilda Bekteshin.
Pëllumbi nuk ka shkaktuar bujë të madhe në media gjatë karrierës së tij, por ka pasur dy raste kur është takuar Në vitin 2011, ai gjobiti për shpifje n/kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Ermonela Felajn për shpifje. Në atë kohë, ish-minisitrja dhe ish-deputetja socialiste u penalizua me gjobë për shpifje ndaj kompanisë ‘Ferar’ gjatë një konference për shtyp në selinë e PS.
Ballafaqimi me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri nuk e pati sot për herë të parë. Vite më parë, Tahiti e kontestoi Pëllumbin lidhur me vendimin “detyrim paraqitje” për shtetasin H.Meçanaj. Ky i fundit vra shtetasin M.Lulaj, banor në Hambaraj. Ai u gjykua për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”. Në atë kohë, Prokuroria e Fierit kërkoi për Meçanajn masën “Arrest me burg”, ndërsa në 8 mars 2014, Pëllumbi nuk pranoi kërkesën e organit të akuzësm, por vendosi “Detyrim paraqitjeje” për Meçanajn.
Për sa i përket karrierës akademike, ai jep mësim edhe pranë Fakultetit Ekonomik të Universtitetit “Aleksandër Xhuvani”, si lehtësues dhe ekspert në programin e trajnimeve nga Shkolla e Magjistraturës.
Sot, ai hyn në historinë e drejtësisë në Shqipëri duke dënuar një nga ish-funksionarët dhe ish-politikanët më të rëndësishëm në 10 vitet e fundti.