Deri në orën 15:00! Shkodra dhe Durrësi të fundit, si është pjesëmarrja në zgjedhje

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme lokale që po zhvillohen sot në 6 bashki të vendit. Deri në orën 15:00, rezulton se në total kanë votuar 24.66% të qytetarëve që kishin të drejtë vote në këto zgjedhje të pjesshme. Në vendin e parë qëndron Dibra me 35.13%, ndërsa e dyta vjen Vora me 31.89%. Në Lushnje kanë votuar 28.67%, ndërsa në Rrogozhinë 27%. Vendet që vijnë të fundit janë Shkodra e Durrësi, me përkatësisht 21.79% dhe 20.36%.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu