Ditën e sotme gjatë punimeve në zonën e Skelës në Vlorë janë gjetur 15 predha të vjetra.
Ka dyshime se këto predha i përkasin Luftës së Dytë Botërore.
Këto predha janë gjetur në thellësi të tokës dhe pritet që të hiqen nga momenti në moment nga kantieri ku po punohet për ndërtimin e portit.
Policia ka bërë rrethimit e kantierit ku janë zbuluar predhat dhe punimet janë ndërprerë deri në momentin e heqjes së tyre nga forcat xheniere, pasi nuk dihet nëse janë të gjitha të plasura apo jo.