Steven Gerrard i ka dhënë një tjetër identitet skuadrës së Aston Villa-s, ndërsa para ardhjes së ish-kapitenit të Liverpool, skuadra ndodhej në zonën e rënies, tani situata ka ndryshuar sepse në katër ndeshje në stol ka arritur tre fitore. E fundit ishte ndaj Leicester me shifrat 2-1, ndaj ish-trajnerit të tij Brendan Rodgers.
Leicester kaloi fillimisht në avantazh kur në minutën e 14-të Barnes shënoi për “dhelprat”. Skuadra nga Birminghami reagoi mirë pas golit të pësuar, duke barazuar tri minuta më vonë me Konsa, ndërsa në fund të fraksionit të parë shënoi dhe golin e avantazhit, por sistemi VAR sinjalizoi një faull nga ana e Ramsey-t.
Në pjesën e dytë, Aston Villa iu fal sërish sulmuesit 23- vjeçar Ezri Konsa, i cili shënoi dhe golin e dytë personal dhe atë të fitores, duke i dhënë një sukses të merituar skuadrës drejtuar nga Gerrard. Vendi i 10-të në kuotën e 19 pikëve për skuadrën e Aston Villa-s që largon kështu fantazmat e rënies nga kategoria.