Mësohen detaje të reja nga ngjarja e mëngjesit të sotëm, ku 25-vjeçari Klodian Rasha u vra nga Policia Shtetit.
Efektivi që qëlloi mbi të riu është marrë në pyetje nga grupi hetimor.
Në dëshminë e tij, ai është shprehur se ka dashur ta pyesë 25-vjeçarin për arsyen e daljes në atë orar por sipas tij i riu e ka kërcënuar dhe është larguar me vrap.
Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 01:45 në rrugën “Dritan Hoxha”.
Viktima u dërgua i gjallë në spital ku edhe humbi më pas jetën.