Dëshmia tronditëse e 21-vjeçarit: Jam pë*dhunuar nga prifti për 9 vite

0

Një procedim penal ka nisur ndaj një prifti në Itali të akuzuar për abuzim.

“Jam dhunuar nga mosha 9 deri në moshën 18 vjeçare”, ky është rrëfimi tronditës i një 21-vjeçari në policinë e Sirakuzës.

Djali ka drejtuar gishtin drejt një famulltari në qytetin e tij, Francofonte dhe e akuzuar për abuzim të vazhdueshëm sekusual gjatë viteve të rritjes.

Peshkopi tashmë ka nisur një hetim të brendshëm dhe e ka përcjellë dosjen në Romë.

“Jemi të trembur, komuniteti i Frankofontes është i tronditur. Ftoj prokurorin ta sqarojë çështjen, duke besuar tek Drejtësia dhe tek peshkopi për një qëndrim të qartë për këtë çështje”.

Kështu kryebashkiaku i Francofonte Daniele Lentini ka dashur të tregojë afërsi dhe solidaritet me bashkëqytetarin e ri që ka paraqitur ankesën, shkruan Tg Com.

Prifti, tashmë në pension, është banor i Dioqezës së Sirakuzës pa asnjë detyrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu