Dështoi me nismën kundër Abazoviç, Krivokapiç: E di se që nga nesër nuk do të jem kryeministër i Malit të Zi

0

Zdravko Krivokapiç ka thënë se e di që nga nesër nuk do të jetë më kryeministër i Malit të Zi. Sipas mediave në Mal të Zi, Krivokapiç ka thënë se kjo qeveri, nuk mundi t’i mbijetojë sulmit nga brenda.

“E dija se këtë sulm do ta bënin ata që morën më së shumti nga kjo qeveri, që punuan më pak dhe bënë më shumë zhurmë”, citohet të ketë thënë Krivokapiç.

Në këtë drejtim, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e ardhshme kur do të votojnë “t’i hapin sytë mirë”.

“Kujtoni kë keni zgjedhur dhe si do të zgjidhni në të ardhmen. Kurrë më mos zgjidhni ata që nuk do të përfaqësojnë interesat tuaja”, ka thënë më tej Krivokapiç.

Reagimi i tij vjen një ditë para se Kuvendi i Malit të Zi të votojë për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së tij.

Reagimi tij vjen edhe në ditën kur një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Malit të Zi, në rendin e ditës të së cilës ishte shkarkimi i zëvendëskryeministrit Dritan Abazovic, është mbyllur pasi rendi i ditës nuk është miratuar.

Dhe propozimin për shkarkimin e Dritan Abazovicit e kishte dorëzuar pikërisht kryeministri Zdravko Krivokapiç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu