-Nuk ka dy pa tre. Në aksin Lille-Milan, Rafael Leao dhe Mike Maignan u transferuan në Milano dhe i radhës mund të jetë Renato Sanches.Mesfushori portugez ka folur për një transferim te skuadra e Milanit: “Unë e di vetëm se jam gati, nëse vjen oferta.
“Galtier (ish-trajneri) donte një ekip kompakt dhe për këtë ai më përdori në krah, për t’u mbrojtur dhe sulmuar më mirë. Por pozicioni im është në mes të fushës, si mezzala, numri 8”, shpjegoi Sanches gjatë intervistës dhe pikërisht për këtë arsye (dhe për të djegur konkurrencën e Arsenalit) kuqezinjtë mund të përpiqen të parashikojnë ardhjen e tij në janar.
Në fakt, Kupa e Afrikës do të luhet nga 9 janari deri më 6 shkurt dhe kuqezinjtë do të humbasin si Kessie ashtu edhe Bennacer për disa ndeshje.Kartoni i mesfushorit është rreth 30 milionë, por duke pasur parasysh situatën e tij kontraktuale (që do të skadojë vitin tjetër) ai mund të largohet nga Franca për shumë më pak dhe paga e tij mund të shkojë në 5.5 milionë euro.