DETAJE/ Identiteti i rremë e ‘tradhtoi’, Alia u arrestua natën e ndërrimit të viteve!

0

Detaje të reja janë zbardhur pas arrestimit të të shumëkërkuarit Jani Aliaj në Athinë.

Ai ishte ndaluar fillimisht për falsifikim të dokumenteve, pasi mbante një identitet të rremë, atë të Aleksan Kreshnik, 48 vjeç. Gjatë kontrolleve të kryera nga policia, u zbulua identiteti i tij i vërtetë dhe një skedë e gjatë me krime dhe dënime në dy dekada, si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri.

Aliaj, i cili ishte arratisur nga burgu i Korfuzit në 1 qershor 2015, kishte shkelur lejen e tij të rregullt 11-ditore dhe ishte izoluar për një vrasje. Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm dhe 3 vjet burg për vrasje nga pakujdesia dhe krime të tjera të rënda. Në vitin 2006, ai kishte kryer një vrasje në Atikën Perëndimore.

Në të njëjtën kohë, Aliaj ishte në kërkim nga Interpol Tirana për vrasjen e një personi më 1 maj 2016 në Tiranë, për të cilën kishte marrë dënimin me burgim të përjetshëm në mungesë. Operacioni për kapjen e tij u realizua nga skuadra speciale DIAS e policisë greke.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu