Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Postribë të Shkodrës, ku 33-vjeçari Ramazan Mataj u ekzekutua me breshëri kallashi.
Grupi hetimor ka dalë në konkluzionin se 33-vjeçari është vrarë një person i vetëm.
Deri më tani thuhet se autori ka vepruar i vetëm në këtë ngjarje dhe se ka qelluar me breshëri nga të dyja anët e automjetit ku ndodhej, Ramazan Mataj.
Hetuesit kanë gjetur në vendin e ngjarjes 14 gëzhoja, plumbat e së silave e kanë kapur të gjitha në trup 33-vjeçarin.
Siç dhe raportuam më herët 33-vjeçari rezulton të ketë qenë një person i qetë dhe pa precedente penale, si në Shqipëri po ashtu dhe jashtë vendit.
Pista kryesore ku grupi hetimor ka përqëndruar hetimet është ajo e konflikteve personale të viktimës.
Dyshohet se Ramazan Mataj ka ngacmuar vajza në rrjetet sociale, histori të cilat mund të kenë krijuar debate të cilat fatkeqësisht përfunduan një tragjedi.
Aparati celular i të riut është dërguar në laborator për t’u hapur dhe kjo është shpresa kryesore e hetuesve për të shkuar drejt një identifikimi të autorit apo autorëve të dyshuar.
Ditën e djeshme në Polici u mor dëshmia e të gjithë familajrëve të së riut, mirëpo ata kanë pohuar se 33-vjeçari ishte një njeri i qetë dhe nuk përfshihej në debate, duke mos dhënë më tepër detaje të cilat mund të ndihmojnë hetuesit në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.