Enisa Doda është 17-vjeçarja e cila u gjet e pajetë në det në Velipojë pasi hyri të bënte xhiro me motor uji së bashku me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari.
Ky i fundit është arrestuar ndërsa ka deklaruar në polici se Enisa u mbyt pasi nuk kishte as jelek shpëtimi. Të tjera detaje bëhen të ditura dhe mësohet se Indrit Bajraktari, rezulton i martuar në shtetin anglez.
Ngjarja mbetet ende mister pasi Bajraktari ka dhënë disa versione lidhur me të renë që u gjet e pajetë ndërsa rezultatet nga autopsia tregojnë se Enisa kishte shenja dhune në trup të cilat ende nuk dihet se nga se janë shkaktuar.
Sipas policisë Bajraktari doli nga deti pa vajzën dhe pa motorin e ujit, ku më pas dhe gënjeu duke thënë se 17-vjeçaren e ka lënë në breg pranë xhaxhait të saj.
Ndërsa në një tjetër version ka thënë se vajza ka rënë nga motori dhe është mbytur aksidentalisht.