Detaje nga mbytja e anijes në Greqi/ Të mbijetuarit: Trafikantët vranë me thikë 6 persona para incidentit, na dhunonin

0

GREQI-Detaje të rënda janë publikuar nga tragjedia në brigjet greke ku humbën jetën 78 persona pas mbytjes së anijes, raporton Protothema. Të mbijetuarit e anijes që u mbyt në brigjet greke kanë zbuluar detaje tronditëse gjatë dëshmisë së tyre.

Ata rrëfyen se trafikantët vranë me thikë 6 persona në bord, përpara se të hynin në Greqi dhe të ndodhte incidenti me anijen. Gjithashtu ata treguan se trafikantët i dhunonin dhe i ruanin me shkop.

Pas deklaratave të tyre nuk është e qartë nëse incidenti ka ndodhur mes trafikantëve dhe emigrantëve apo mes grupeve rivale. Hetimet vazhdojnë për zbulimin e ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu