Detaje nga ngjarja në Gramsh/ Rrëshqet dheu dhe zë poshtë mjetin, humb jetën babai i dy fëmijëve. Në kërkim edhe për një tjetër

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Gramsh–Poroçan, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën. Viktima është identifikuar paraprakisht si O.LL, baba i dy fëmijëve.

Dyshohet për një viktimë të dytë, por për shkak të mungesës së valëve telefonike në zonë, ky informacion nuk është ende i konfirmuar zyrtarisht.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë një rrëshqitje dheu, e cila ka zënë poshtë automjetin ku ndodheshin viktimat. Sapo është raportuar ngjarja, në vendngjarje janë nisur me urgjencë ambulanca dhe forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave dhe dhënien e ndihmës nëse ka të mbijetuar.