Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar tek “5 Maji” në Tiranë ku mbeti i plagosur njç shtetas.
Rexhep Gjeli festonte ditëlindjen e 30. Për këtë kishte vendosur të festonte në lokal me miqtë e tij, përfshirë edhe Kevin Cungun.
Dyshohet se ata po konsumonin alkool dhe drogë në lokal, teksa pas sherrit me fjalë dolën që të sqarohen jashtë ku Kevin Cungu me një pistoletë pa leje e qëlloi.
I plagosuri Rexhep Gjeli është jashtë rrezikut për jetën, por është në sallën e operacionit pasi do i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në këmbë në pjesën ku ka marrë plumbin.