Detaje nga vrasja makabre në Greqi/ E afërmja e viktimës: Motra e Albës dyshoi që në fillim nga mesazhet e shkëmbyera me autorin

0

TIRANË- Vrasja makabre në Greqi, ku Alba Cenko u vra nga bashkëshorti i saj Kastriot Cenko, ka tronditur opinionin shqiptar dhe atë grek. 39-vjeçari pasi e vrau me çekiç të shoqen dhe e mbyti, fshehu trupin e pajetë të 32-vjeçares për një javë në papafingon e banesës së tyre.

Ndërkohë detaje të reja dalin në dritë nga dëshmitë e familjarëve të viktimës, ku në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 vjehrra e motrës së Albës tha se nusja e saj dyshoi që në fillim.

Ajo ka zbuluar se nusja e saj, motra e viktimës, kishte dyshuar në mesazhet e shkëmbyera me autorin, duke theksuar mënyrën e të folurit dhe mesazhet që herë merrnin përgjigje e herë jo.

Vjehrra e motrës së Alba Cenkos: Nga Facebook e mora vesh lajmin. Ata kishin një javë që e kërkonin. Ku i dinim ne se qysh ishin marrëdhëniet, nuk kisha dëgjuar për probleme. Gjoja se i kishte shkruar vetë çunit ajo vetë që gjoja, mami po iki…nusja e pa dhe tha nuk është shkrimi i motrës time ky. Diçka fshihet pas telefonit, se nuk shkruan kështu motra ime. Ajo e thoshte se nuk është shkrimi i motrës sime ky. Kastrioti herë e hapte, herë se hapte, jo ka ikur vetë me dëshirë, jo prostitutë. Ishalla të jetë gjallë, mos ta kenë vrarë, kështu tha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu