Detaje nga vrasja me armë zjarri ndaj ish-policit në Laç

0

Atentati ndaj Besnik Reçit

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e shënuar mëngjesi e sotëm në Laç, ku u ekzekutua me armë zjarri ish efektivi i Policisë Xhelal Reçi.

Bëhet me dije se Xhelal Reçi është babai i Besnik Reçit, të cilit iu bë atentat më 15 gusht të 2020.

Më 15 gusht të 2020 dy persona me skafandra qëlluan me armë zjarri drejt makinës së Besnik Reçit, i cili ndodhej në mjet së bashku me familjen e tij.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati viktima. Nuk dihet ende nëse ky atentat ka të bëjë me ngjarjen e ndodhur një vitë më parë.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm ish polici Xhelal Reçi, 60 vjeç, është ekzekutuar më armë zjarri në orën 07:23 në afërsi të një banke në qytetin e Laçit.

Mendohet se autorët e kanë ruajtur dhe vëzhguar prek ditësh 60-vjeçarin para se ta vrisnin atë. Nuk dihen ende se kush jena autorët. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu