Detaje nga vrasja në Tropojë, viktima i gjuajti me shpullë djalit të autorit, Ismajlisufi mori armën dhe e qëlloi për vdekje

0

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Tropojë, Çerem, ku mbeti i vrarë 49-vjeçari, Isat Goçi.

Burime për median bëjnë me dije se gjithçka ka ndodhur pas një shpulle që viktima i ka gjuajtur djalit të Altin Ismajlisufit.

Mësohet se djali ka shkuar dhe është ankuar te babai për Goçin, ky i fundit ka marrë armën dhe ka vrarë bashkëfshatarin e tij.

Kujtojmë që policia ka rritur në kohë rekord të arrestojë autorin, të cilit në banesë i është gjetur edhe arma, me të cilën dyshohet se ka ndodhur edhe vrasja.

Njoftimi i policisë:

Kapet në kohë rekord autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në Çerem.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasin Altin Ismajlisufi.

Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit, me të cilën autori kreu vrasjen.

Autori i dyshuar po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu