DETAJE të reja nga aksidenti i trefishtë në aksin Pogradec-Lin

0

Detaje të reja mësohen rreth aksidentit që ndodhi në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë, ku u përplasën 3 automjete, një furgon tip “Benz”, me automjetin tip “Opel” me drejtues qytetarin me inicialet A.Y dhe automjetin tip “Toyota” me drejtues qytetarin me iniciale M. P.

Dyshohet se shkaqet e aksidentit janë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve, si edhe shpejtësia e lartë, ku për shkak të rreshjeve ka sjellë edhe humbjen e kontrollit të mjetit xhip.

Aksi Pogradec – Lin në është tepër problematik në kohë rreshjesh, pasi shumë aksidente janë shkaktuar në këtë aks, ndërsa drejtuesit e mjeteve ecin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Priten informacione të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu