Detaje të reja nga aksidenti tragjik i familjes shqiptare në Greqi/ Pas vdekjes së të ëmës, vajza 9 vjeçare në koma. Pamje nga përplasja e tmerrshme

0

Komuniteti lokal i Naxos është në zi, pas aksidentit tragjik automobilistik dhe tragjedisë familjare që ndodhi në orët e para të së dielës.

Babai, nëna, dy vajzat dhe djali i tyre ishin në makinë. Nëna humbi jetën menjëherë dhe vdekja e saj u konfirmua në spitalin e Naxos.

Mediat greke shkruajnë se vajza e vogël e familjes, Oriana, 9 vjeç, është në koma në një spital në Athinë, pasi ka dëmtime serioze kraniocerebrale. Përkatësisht, Luljeta 15-vjeçare ka fraktura në legen dhe mund t’i nënshtrohet operacionit në një spital në Atikë.

Vëllai i tyre, i cili ishte gjithashtu në makinë, është mirë me shëndet dhe pritet të dalë nga spitali ndërsa babai që ka thyerje të lehta paraqet një pamje të mirë.

Të gjithë – përveç nënës që vdiq në ishull – u dërguan me helikopter në spital.

Policia ka konfirmuar se familja po kthehej në shtëpi pasi kishte dalë në një restorant. Sipas burimeve nga ishulli, po hetohet nëse babai kishte konsumuar sasi të madhe alkooli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu