Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 44-vjeçarit Pjetër Kola në Qafë-Qele të Pukës, dy ditë më parë.
Mësohet se një ndër pistat kryesorë të hetimeve është ajo e prishjes së pazareve të drogës. Deri më tani janë arrestuar 4 persona, dy prej të cilëve janë shoqëruar dhe në qendrën shëndetësore, por nuk kanë ndihmuar në zbardhjen e kësaj ngjarjeje pasi janë lënë të lirë më pas.
Autori i ngjarjes nga ana tjetër është identifikuar si shtetasi Martin Përgjinin alias Anton Përgjini nga Lezha, i cili vijon ende të jetë në kërkim nga policia.
Kola u vra mbrëmjen e 27 shtatorit me një plumb në bark. Ai i dërgua i plagosur nga i vëllai dhe një person tjetër në Qendrën Shëndetësore të Vaut të Dejës. Më pas mjekët e nisën për në spitalin e Shkodrës, ku dhe ndërroi jetë gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.