Lëvizjet e fundit biznesmenit Italian Davide Pecorellit janë duke u ekzaminuar nga hetuesit. Kalimi I tij nga ishulli Giglio te marrja me qira e gomones për tu drejtuar në ishullin e Montekristos ka ngjallur dyshime.
Hetimet janë kryer nga Karbinierët e Grosseto të cilët janë përpjekur të sqarojnë rrethanat e gjetjes së Pecorellit.45-vjeçari, me origjinë nga Selci Lama, por me shumë lidhje në zonën Arezzo , u gjet pa dokumente nga Karabinierët Forestali të ishullit.
Ai kaloi natën në stacionin ushtarak, duke refuzuar të jepte të dhënat e tij personale, kur u gjet nga ushtarët e Piombino. Karabinierët në fakt kërkuan dokumentet e lëna në vendlindje ku doli që Pecorreli kishte ndryshuar identietin dhe falsifikuar dokumentet.
Hetimet u kryen edhe në dhomën ku Pecorelli ka qëndruar në ishullin Giglio. Një nga hipotezat e hetuesve është se Pecorelli shkoi në ishullin Giglio me një qëllim. Ata madje flasin për një pasion për numizmatikën dhe për mundësinë që ai të kishte me vete ndonjë monedhë koleksioni, me vlerë, për të qenë në gjendje të shiste.
Për momentin, asnjë provë konkrete nuk është gjetur për të mbështetur këtë tezë hetimore. Ajo që është e sigurtë është fakti se sinjalet që pecorelli është gjallë ishin të pavullnetshme nga biznesmeni. Një gjurmë që coi në zbulimin e Pecorrelit ishte dhe një tërheqje bankare që ishte bërë në një pikë AMT në romë, gjë kjo që u konfirmua nga një mesazh I bankës dhe kjo u vu re nga partnerja e biznesmenit.
Cilat ishin lëvizjet aktuale të Pecorelli, por mbi të gjitha pse dhe si i kaloi këto tetë muaj si roman, ish -gjyqtari do t’ua shpjegojë atë nesër pasdite prokurorëve të Perugia.





