Trupi i pajetë i një 18 vjeçar nga Dragashi, Kosovë, është gjetur të premtën në një liqen, që ndodhet në territorin e Maqedonisë së Veriut. Trupi i pajetë i të riut është dërguar për obduksion.
Policia kosovare ka ofruar bashkëpunim në sqarimin e këtij rasti.
“Më datën 28.08.2020 rreth orës 14:20 është pranuar informacioni se disa persona kishin shkuar te liqenet për rekreacion, zonë kufitare me Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, njëri nga ta siç thuhet ishte futur në liqen për t’u freskuar dhe nuk kishte dalë më. Menjëherë është njoftuar stacioni policor në Dragash, si dhe autoritetet maqedonaso-veriore, pasi që dyshohet që liqeni që potencohet ndodhet në territorin e tyre dhe me rastin të procedojnë autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Policia e Kosovës ka ndërmarrë dhe do të ndërmerr veprimet e nevojshme që bien në fushëveprimin dhe kompetencën tonë për të ofruar çdo bashkëpunim apo ndihmë që kërkohet në sqarimin e këtij rasti”, ka thënë zëdhënësi Daut Hoxha.