Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e 2 shqiptarëve në Greqi gjatë ditës së djeshme.
Ngjarja ndodhi pas një sulmi me armë zjarri në një kafene në sheshin qendror të Nea Smyrni.
Viktimat ishin Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja dhe sipas mediave greke ngjarja erdhi si pasojë e larjesh hesapesh mes bandave të pamëshirshme.
Ishte ora 9:30 e së dielës mbrëma kur një burrë i veshur me të zeza iu afrua një kafeneje në sheshin e Nea Smyrni dhe në mënyrë profesionale ekzekutoi gjakftohtësisht 2 shqiptarët, një 41-vjeçar dhe një 45-vjeçar.
Si u ekzekutuan
Një nga 2 viktimat e tij, 41-vjeçari, është qëlluar me dy plumba në kokë, ndërsa 45-vjeçari është plagosur rëndë me 3 ose 4 plumba në gjoks, i cili ndërroi jetë më pas.
Të shtënat kanë plagosur edhe një 31-vjeçare, e cila ishte ulur me kurrizin nga dy burrat dhe po fliste me pronarin e dyqanit, dhe një shoqe e saj.
Ekzekutuesi qëndronte pas disa shkurreve ndërsa priste momentin e duhur për të vrarë 2 burrat.
Në vendngjarje mes tyre kishte shumë persona dhe shumë fëmijë që luanin aty pranë. Dy viktimat, sipas dëshmive, njiheshin në zonë pasi janë ndër ata persona që “shesin” mbrojtje në dyqanet e zonës.
Veprimi me shpejtësi rrufeje
Sipas raportimeve dhe videove të siguruara, ekzekutimi ka ndodhur brenda 4 sekondave. Sulmuesi ka qëlluar gjithsej 7 herë.
Autori rezulton të jetë një vrasës profesionist, pasi mënyra se si e ka kryer ekzekutimin ka qenë e saktë dhe e shënjestruar. Vrasësi ka veshur një kominoshe të zezë, me xhup me kapuç dhe çizme sportive. Kur afrohet, është i ftohtë, indiferent ndaj botës që e rrethon, nxjerr pistoletën nga një xhep i xhaketës, me dorën e djathtë.
Dy viktimat ishin kriminelë famëkeq me aktivitetin e tyre të përhapur në Shqipëri dhe Greqi.
40-vjeçari i vrarë në çast ishte i njohur për autoritetet pasi ishte përfshirë në çështje droge, por edhe lëvizje të paligjshme të refugjatëve dhe emigrantëve.
E dyta, deri më tani, duket se nuk ka shqetësuar autoritetet, por vrasja e tyre është kthyer në një problem të madh edhe në Shqipëri, ndërkohë që policia po punon për kapjen e autorit.
Ata vranë një biznesmen në Shqipëri dhe bashkëpunëtorët e tij në Greqi
Për sa i përket profilit të viktimave, 41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj i cili u vra në çast, ishte në lirim me kusht, akuzohet për trafik droge, armëmbajtje, grabitje, vjedhje, dëmtim të rrezikshëm trupor, trafikimi i emigrantëve në Greqi dhe Shqipëri.
Sipas informacioneve, gjatë një operacioni të paligjshëm të kontrabandës së emigrantëve, 2 persona kanë humbur jetën në ndjekje me rojet bregdetare shqiptare dhe italiane. Ai u procedua edhe për falsifikim dhe kundërshtim ndaj punonjësve të policisë. Në Nea Smyrni njihej si “ujku koleksionist” dhe shiste “mbrojtje” ndaj bizneseve.
Kjo vrasje duket se është vazhdimi i një tjetër vrasjeje të ndodhur në Shqipëri dy ditë më parë.
Ata kanë qenë aktiv në Tiranë në të njëjtën kohë
Pasditen e së premtes në orën 4:30, një ngjarje e ngjashme ka ndodhur në një lokal në Tiranë pikërisht në të njëjtën mënyrë që u vranë dy banditët në Greqi.
Njeriu që u vra në Shqipëri ishte një biznesmen, Edmond Papa, i njohur në vend dhe zotëronte një hotel bregdetar në Sarandë, një qendër tregtare dhe ishte një dashamirës i zonës. Ai jetonte në Athinë dhe Londër dhe në Greqi u arrestua për drogë.
Ekzekutuesi mund të jetë i njëjti person pasi kishte trup të ngjashëm dhe mënyra e veprimit është saktësisht të njëjta.
Duket se gjakderdhja, sipas hetimeve të policisë shqiptare, ka ardhur kur janë zhdukur 700 kilogramë drogë. Grupi që e ka dhënë ka pritur paratë e tyre, ndërsa nuk i ka marrë kurrë dhe ndoshta ka dashur të marrë hak.