Detaje/ Tritol ‘Audit Q7’ në Kamëz

0

TIRANË- Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur gjatë natës në Kamëz.

Lënda plasëse iu është vendosur mjetit tip ‘Audi Q7’ i cili ishte i parkuar në Bulevardin Blu.

Paraprakisht raportohen vetëm për dëme materiale, ndërsa veç mjetit të parkuar janë dëmtuar edhe xhamat e jashtë të një dyqani aty pranë.

Shpërthimi ka qenë aq i fortë sa është dëgjuar në një distancë shumë të largët.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe grupi hetimor.

Nuk dihen ende shkaqet e vendosjes së eksplozivit.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Kamzë/Informacione paraprake

Më datë 31.05.2022, në orën 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, në automjetin tip “Audi Q7” dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar mjeti dhe xhamat e një biznesi afër mjetit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu