Detaje tronditëse! Ky është infermieri që tentoi të shtypë kolegun dhe nënën e tij me makinë

0

Detaje nga ngjarja e rëndë është shënuar në Shkodër.

Një 38 vjeçar ka tentuar të vriste nënë e bir duke i përplasur me makinë teksa po kalonin në korsinë e dedikuar për këmbësorë.

Davë dhe Kristian Ndoja, përkatësisht 60 dhe 32 vjeç punonin si infermierë në Qendrën Shëndetësore Bushat së bashku dhe me autorin.

Duket se mes tyre ka pasur një konflikt, i arrestuar është Mersin Mlloja.

Njoftimi i policisë:

Ky shtetas, më datë 15.03.2024, në Bushat, dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë, duke i përplasur me automjetin që drejtonte, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, 2 kolegët e tij, shtetasit D. N., 60 vjeçe dhe K. N., 32 vjeç (nënë e bir), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Mersin Mlloja 38 vjeç banues në fshatin Kosmaç akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu