Detaje tronditëse nga sulmi në Izrael: 2 prej tyre refugjatë ukrainas

0

Dy nga pesë burrat e vrarë nga një palestinez i armatosur në qytetin qendror të Izraelit të martën, ishin shtetas ukrainas, tha policia izraelite të mërkurën.

Një deklaratë e policisë identifikoi ata që u vranë në sulmin e së martës, duke vënë në dukje se “një i huaj nga Ukraina, 23 vjeç” dhe “një i huaj nga Ukraina, 32 vjeç” ishin mes tyre.

Sipas policisë, Diaa Armashah, një palestineze nga fshati Yabad i Bregut Perëndimor, kishte hapur zjarr në qendër të Bnei Brak, duke vrarë ukrainasit teksa ishin ulur jashtë një dyqani, përpara se të vazhdonte të vriste dy izraelitë të tjerë aty pranë.

Një oficer policie që mbërriti në vendngjarje gjithashtu u qëllua për vdekje, para se Armashah të vritej, tha policia.

Izraeli është shtëpia e rreth 15,000 shtetasve ukrainas, por që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, shteti hebre ka pranuar rreth 20,000 refugjatë nga Ukraina, tha një zëdhënëse e ministrisë së brendshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu