DETAJE TRONDITËSE/ Si Astrit Terolli pë*dhunoi gocën e shokut, i dha një birrë dhe e shtriu në… (Dëshmitë)

0

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Shqipërinë ku një 53-vjeçar akuzohet se përdhunoi vajzën e shokut të tij. Prindërit e vajzës kishin ardhur nga Saranda për të bijën, e cila pas rënies aksidentalisht nga një ballkon, ishte shtruar në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë. Por teksa burrë e grua kujdeseshin me turne për të bijën, i afërmi i tyre i cili u kishte hapur derën në kryeqytet, ka përdhunuar fëmijën tjetër, një vajzë 11-vjeçare, për të cilën kujdesej gjatë mungesës së prindërve të saj.

Kujtojmë se Astrit Terolli tashmë është arrestuar për abuzim seksual me të miturit. Gjithçka bazohet në dëshmitë e prindërve të fëmijës, që ndërroheshin me turne në spital, atje ku kishin vajzën tjetër të vogël e cila ishte rrëzuar nga një ballkon në Sarandë dhe vazhdon të luftojë për jetën në Spitalin e Traumës.

Përdhunoi vajzën e shokut, Gjykata lë në burg Astrit Terollin, procedohet edhe babai i vajzës

Të varfër dhe pa mundësi strehimi në Tiranë, burrë e grua kontaktuan një të afërm të largët, i cili sipas tyre banonte me qera me disa persona të tjerë. Ai (më pas i akuzuar si abuzues) jetonte duke shitur kanaçe që i mblidhte ku të mundte. Astrit Terolli, u tregua mjaft i mirë me familjen në fjalë, u hapi derën e shtëpisë, i mirëpriti dhe madje e ndihmoi çiftin teksa qëndronte me turne në spital duke u ofruar atyre që të qëndronte edhe ai me turne.

Pjesë nga dëshmitë tronditëse:

Kur burrë e grua ishin në spital, ai qëndronte me dy fëmijët e tjerë nën moshë. Deri ditën kur vajza 11 vjeçe, e gjakosur, u lut që burri në fjalë të mos qëndronte me ta. Të papërgatitur ata tentuan të kuptonin çfarë kishte ndodhur, derisa fëmija ishte shprehur: “Më dha një birrë me pahir, më shtriu në krevat dhe aty nuk mbaj mend. Kur u zgjova isha e zhveshur”.

Rrëfimi tronditës i babait të 11-vjeçares së përdhunuar: E gjeta vajzën duke qarë…
Babai i lënduar i 11-vjeçares thotë se jetuan në shtëpi me abuzuesin për pothuajse një muaj. “Erdhëm përkohësisht nga Saranda për vajzën tjetër që është në koma. Qëndrojmë më së shumti në Spitalin Ushtarak për fëmijën. Kur u ktheva në shtëpinë me qera, gjeta vajzën duke dalë nga banja. Vura re që ishte duke qarë dhe e pyeta çfarë kishte. Më tregoi se i kishte dalë gjak dhe u afrova se mos ishte prerë. Vajza më tha “më doli gjak nga poshtë”. Menjëherë mora gruan në telefon për ta pyetur çfarë mund të kishte ndodhur dhe gruaja mu përgjigj se gjaku mund t’i kishte dalë nga menstruacionet”.

Babai i tha policisë se kur hyri në banesë gjeti mikun e largët të ulur në divan dhe e pyeti nëse dinte gjë se përse qante e bija. I dyshuari i ishte përgjigjur se vajza deshte që të qëndronte me të babain dhe nënën e vet. Babai ka vërejtur se e bija më pas shfaqej e shqetësuar dhe e trembur dhe kjo ia ka forcuar dyshimet.

E shoqja nga ana tjetër nuk i ka treguar dhe nuk ka pranuar të flasë për abuzimin ndaj së bijës. “Ai njeri duhet të shporret”, ka thënë bashkëshortja, pa i dhënë detaje të shoqit. “Vajza më tregoi se Astrit Terolli e kishte abuzuar dhe se më pas e kishte kërcënuar: Do të vras me thikë po tregove”, rrëfen babai.

“Nuk e zgjata më me vajzën, menjëherë u ngrita dhe shkova në spital. A.T. po qëndronte në korridor të spitalit për t’u interesuar për vajzën tjetër që ishte në koma. Interesohej përherë. Aty, sa e pashë, u konfliktova me të dhe më pas u afrova tek një shërbim policor i spitalit dhe u tregova çfarë kishte bërë”, thotë babai. Policia shprehet për “Si” se ka marrë në pyetje edhe gruan edhe 11-vjeçaren e abuzuar.

Fëmija ka dëhsmuar: “Mami iku në spital me babin. A.T. erdhi dhe na pyeti çfarë donim për të ngrënë. Pastaj na tha “prisni këtu” dhe u kthye. Duke ndenjur ai kishte birrë dhe po pinte. Nuk e di sa ishte ora dhe vëllain e zuri gjumi në dhomë. A.T. më dha dy birra me kanaçe dhe nuk pranova, e pashë që ishte i dehur dhe nuk pranova. Më shtriu në krevat dhe mi dha me pahir. Kur u zgjova isha në dhomën tjetër e zhveshur dhe e gjakosur”.

I dyshuari e kundërshton këtë version, por akt-eskpertiza sipas autoriteteve tregon se fëmija ishte defloruar gjatë orëve të fundit dhe për këtë arsye 53-vjeçari ka përfunduar nën arrest.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu