DETAJE TRONDITËSE/ Vrasësi i 41-vjeçares shtatzënë në Greqi është akuzuar edhe për për*hunimin e motrës së tij

0

Mediat greke kanë zbuluar detaje tronditëse lidhur me vrasjen e 41-vjeçares shtatzënë nga partneri i saj grek 39 vjeç dhe shoku i këtij të fundit.

Sipas shtypit grek, 39-vjeçari ka qenë i kallëzuar në vitin 2022 nga motra e tij për përdhunim dhe akte seksuale ndaj saj. Kjo çështje është nën hetim dhe së fundmi dosja po shqyrtohet me prioritetet.

39-vjeçari grek dhe shoku i tij 34-vjeçar janë të arrestuar për vrasjen e 41-vjeçares shtatzënë Gjeorgjia Mourati.

Krimi monstruoz ndodhi në Selanik disa ditë më parë, pasi fillimisht ishte raportuar zhdukja e shqiptares. Trupi i saj u gjet i groposur në një zonë të pyllëzuar. Ndërsa policia greke zbuloi me shpejtësi autorët e dyshuar të krimit.

Gruaja që mbeti viktimë ishte nënë e një vajze 13-vjeçare nga martesa e parë ndërsa bashkëjetonte së fundi pas divorcit me një 39-vjeçar. Ishte ky i fundit që denoncoi zhdukjen e Muratit gjatë natës së ndërrimit të viteve duke deklaruar tek organet policore se nuk ishte kthyer në shtëpi pas punës.

Ngjarjen e ka zbardhur shoku i bashkëjetuesit të viktimës i cili rrëfeu se e transportoi trupin me makinën e tij dhe se ndihmoi vetëm për largimin nga banesa e saj dhe jo në vrasje.

Policia po heton për shkakun që shtyu 39-vjeçarin të kryente krimin e rëndë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu