Detajet e reja, 27-vjeçari shqiptar u qëllua me thikë në zemër nga bashkëkombasi (Foto)

0

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Mykonos. Gazeta greke shkruan se autoritetet dyshojnë se problemet financiare mes bandave është shkaku i sherrit mes dy grupeve shqiptare që u mbyll me vdekjen e një 27-vjeçari.

Banorët e zonës së Agios Fanourios thirrën Policinë ndërsa dëgjuan zëra dhe zhurmë. Përgjigja ishte e menjëhershme, megjithatë kur ata mbërritën disa minuta, 27-vjeçari kishte vdekur, pasi ishte goditur me thikë në zemër, e cila ka qenë fatale për jetën.

Policia menjëherë filloi të skanojë kamerat ndërsa materiali gjenetik u mor nga vendi për të zbuluar se kush ishte ai që sulmoi 27-vjeçarin. Deri më tani, për rastin, në pranga janë vene tre persona që besohet se i përkasin grupit të sulmuesit dhe një nga grupi i viktimës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu