Detajet nga oferta e “çmendur” e arabëve për Mbappen, mbi 13 milionë euro pagë javore

0

Kylian Mbappe po dominon sërish kryetitujt, teksa gara për nënshkrimin e tij po “nxehet”.

Këtë të hënë u bë e ditur se Al-Hilal ka dërguar ofertën e parë zyrtare te Paris Saint-Germaini për yllin francez, me vlerë rekorde prej 300 milionë eurosh.

Klubi parisien thuhet se është i gatshëm të pranojë ofertën e klubit saudit, teksa mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Mbappes.

Nga gazetari i “CBS”, James Benge, janë zbuluar tashmë edhe detaje të tjera.

Klubi nga Arabia Saudite thuhet se është i gatshëm t’i ofrojë 24-vjeçarit pagë prej 700 milionë eurosh, me një kontratë një-vjeçare.

Kjo do t’ia mundësonte reprezentuesit të Francës që edhe t’i bashkohet Real Madridit si futbollist i lirë vitin e ardhshëm, që besohet se është edhe synimi i tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu